Lajme Zone
Aksidenti në Manzë, shkon në 4 numri i viktimave, ndërron jetë edhe 16-vjeçari
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti në Manzë, shkon në 4 numri i viktimave, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës. Mësohet se ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë nga përplasja.

I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra dhe, pas disa ditësh nën kujdesin e mjekëve, ka ndërruar jetë. Më herët, nga ky aksident fatal humbën jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, duke e çuar në katër bilancin e viktimave të kësaj tragjedie.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi për të përcaktuar dinamikën e përplasjes fatale në rrugën dytësore të Manzës.