Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit Ilir Kolaveri, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në minierën e kromit në Tërnovë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së shtunë, ndërsa dyshohet se 40-vjeçari ka rënë në një furnelë brenda galerisë së minierës dhe më pas është zënë poshtë nga një masiv minerali. Menjëherë pas njoftimit për aksidentin, në zonë kanë mbërritur ekipet e shpëtimit, të cilat prej mesditës së së shtunës po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e minatorit. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në kushte të vështira për shkak të strukturës së minierës dhe rrezikut për shembje të tjera.
Miniera e kromit në Tërnovë administrohet nga kompania “Eternal Security”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në ngjarje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

