Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë vdekjen e një 74-vjeçareje dhe plagosjen e 6 personave të tjerë, është shënuar mbrëmjen e të mërkurës, 7 tetor, rreth orës 21:30 në vendin e quajtur “Shkolla e Dovolanit”, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë.
Dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Golf 5”, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, 74-vjeçarja ka humbur jetën, ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të plagosur: Sildi Osmani 36-vjeç
Dael Manjani 18 vjeç
Leila Osmani 30 vjeç
Dhe 3 të mitur
Të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, gjendja e 6 personave të plagosur raportohet të jetë e stabilizuar.
Viktima e këtij aksidenti është identifikuar si Xhilape Osmani, 74 vjeçe. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet 6 të plagosurAksident

