Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Sipas të dhënave paraprake të policisë, drejtuesi i automjetit, një 25-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili më pas është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, 25 vjeç, një 26-vjeçare dhe një 15-vjeçar, të cilët ndodheshin në automjet.
Dy pasagjerë të tjerë, një 25-vjeçar dhe një 16-vjeçar, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
"Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore", njofton policia. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

