Lajme Zone
Aksident tragjik në Itali, autobusi përplaset me 4 automjete; 5 viktima dhe 27 të plagosur!
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident tragjik në Itali, autobusi përplaset me 4 automjete; 5 viktima dhe 27 të plagosur!

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një autobus, një kamionçinë dhe tre automjete. Bilanci paraprak është pesë të vdekur dhe 27 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Pamje nga aksidenti Bilanci paraprak është pesë të vdekur dhe 27 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë. Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Itali, në Rrugën Shtetërore 79 "Ternana", në zonën Colli sul Velino, në provincën e Rietit, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një autobus, një kamionçinë dhe tre automjete. Bilanci paraprak është pesë të vdekur dhe 27 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi në segmentin rrugor që lidh Rietin me Ternin, mes kryqëzimeve të Colli sul Velino dhe Piediluco, pranë liqenit Ventina, në dalje të tunelit Greccio. Autoritetet italiane po hetojnë ende shkaqet dhe dinamikën e përplasjes. Pamje nga aksidenti Sipas informacioneve paraprake, përplasja ballore mes autobusit, që udhëtonte drejt Rietit, dhe një kamionçine, që lëvizte në drejtim të Ternit, ishte jashtëzakonisht e fortë. Pas goditjes fillestare, në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera, drejtuesit e të cilave nuk arritën të shmangnin përplasjen.

Kamionçina u shkatërrua pothuajse plotësisht nga goditja, ndërsa një prej automjeteve u përmbys.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë. Pasagjerët e autobusit u evakuuan, ndërsa disa prej tyre pësuan lëndime dhe u trajtuan për gjendje shoku. Për transportimin e të plagosurve më rëndë u angazhuan edhe helikopterë të urgjencës, të cilët i dërguan në spitalet e rajoneve Umbria dhe Lazio.

Për të lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe hetimet, segmenti rrugor u mbyll përkohësisht, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe bllokim të qarkullimit. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit vijojnë.një aksident i rëndë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Greqia në alarm nga zjarret, Mitsotakis paralajmëron: Ditët në vijim edhe më të vështira! 2 Gusht 2026, 18:1818:18Rajoni dhe Bota Rikthehet ‘fantazma’ e MKULTRA-s, programi sekret i CIA-s për kontrollin e mendjes! 2 Gusht 2026, 18:0018:00Rajoni dhe Bota Trump shtrin dorën për marrëveshje, si u minua armëpushimi SHBA-Iran? 2 Gusht 2026, 17:3717:37Rajoni dhe Bota Trupi i 38-vjeçares skoceze u gjet në një valixhe në Athinë, autori pranon krimin 2 Gusht 2026, 17:3217:32Rajoni dhe Bota Bilanc tragjik nga përplasja e dy helikopterëve në Greqi, 2 viktima dhe 2 të plagosur 2 Gusht 2026, 17:0017:00Rajoni dhe Bota Video/ Përplasja e dy helikopterëve në Greqi, publikohen pamjet dramatike; njëri shpërthen në flakë 2 Gusht 2026, 16:1516:15Rajoni dhe Bota