Lajme Zone
Aksident pranë “Pushimit të Shoferit” në Lushnje, një i plagosur
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident pranë “Pushimit të Shoferit” në Lushnje, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor nacional Fier-Shegan, pranë “Pushimit të shoferit”. Dy mjete një “Benz” dhe një furgon janë përplasur në kryqëzimin e fshatit Toshkëz.

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor nacional Fier-Shegan, pranë “Pushimit të shoferit”. Dy mjete një “Benz” dhe një furgon janë përplasur në kryqëzimin e fshatit Toshkëz.

Nga përplasja e fortë një person është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Mjeti tip furgon pas përplasjes ka përfunduar në kanal. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të disiplinuar trafikun në zonë. Sipas informacioneve nga spitali i Lushnjes i lënduari një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Fier-SheganLushnje