Lajme Zone
Aksident në zonën e Shupenzës, dy të plagosur pas përplasjes së mjeteve
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në zonën e Shupenzës, dy të plagosur pas përplasjes së mjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, raporton korrespodenti i Top Channel Dëfrim Karaj.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit. Top Channel