Lajme Zone
Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete
Të tjeraEuronews Albania

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Alikokës, ne Vlorë ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Alikokës, ne Vlorë ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Segmenti rrugor ku ndodhi aksidenti njihet si problematik për shkak të kthesave të shumta, ndërsa shpejtësia tej normave të lejuara është një nga faktorët që shpesh sjell përplasje në këtë aks. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.