Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një autobus urban është përplasur me një automjet. Pas përplasjes, autobusi ka dalë nga rruga, duke përplasur disa pemë dhe një semafor. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara si pasojë e aksidentit. Nuk dihen ende rrethanat e përplasjes dhe nëse ka persona të lënduar. Pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për dinamikën e aksidentit. View this post on Instagram A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)
