Lajme Zone
Zjarri përfshiu kodrën në Gurëz, qytetari: Mora zjarrfikësen, nuk erdhi
EkonomiJOQ Albania

Zjarri përfshiu kodrën në Gurëz, qytetari: Mora zjarrfikësen, nuk erdhi

Një qytetar nga fshati Gurëz i Kurbinit ka bërë një denoncim lidhur me një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pranë zonës ku banon.

Një qytetar nga fshati Gurëz i Kurbinit ka bërë një denoncim lidhur me një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pranë zonës ku banon.

Qytetari tregon se rreth orës 03:00 të mëngjesit ka telefonuar shërbimin zjarrfikës për të raportuar flakët. Sipas tij, në telefon i është thënë se ekipet do të niseshin menjëherë drejt vendngjarjes.

“Ishte një zjarr i madh. Kisha edhe pemët e mia, kodra kishte marrë e gjitha flakë”, shprehet qytetari.

Megjithatë, ai thotë se zjarrfikësja nuk ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht telefonatës dhe situatës së rrezikshme.

“Nëse ka një problem më të madh dhe një shtëpi merr flakë, ku është siguria e shtetit? A është numër emergjence, nëse një person telefonon dhe nuk vjen askush? Nuk është normale fare”, thotë ai.

Në fund, qytetari kërkon që denoncimi i tij të bëhet publik, duke ngritur shqetësimin për mungesën e reagimit të shërbimeve emergjente në zonën e Gurrëzit, Kurbin.

“Nuk ka shtet këtu. Merr në hall dhe nuk vjen njeri”, përfn denoncimin qytetari.

Ai thotë se për shkak të zjarrit të rënë i janë djegur dhjetëra rrënjë lajthi por për fat të mirë shiu ka vënë nën kontroll flakët.