Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në Shëngjin, ky një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Një mjet lundrues tip gomone ka qenë duke udhëtuar në zonën e lundrimit nga Velipoja në drejtim të Ranës së Hedhun dhe në të ndodheshin dy personat.
Në rrethana ende të paqarta, gomonia është përmbysur përballë zonës së Rrjethit dhe helikat kanë kapur dy të rinjtë. Njëri, fatkeqësisht, ka humbur jetën, ndërsa tjetri është plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet shengjinskafe

