Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Rubik/ Përplasen dy automjete, katër persona të lënduar


RUBIK- Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

RUBIK- Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

Një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër shqiptarë të Kosovës, anëtarë të së njëjtës familje.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet