Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:15 në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë ku një automjet ka përplasur një këmbësore rreth 78 vjeçe. E moshuara ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është goditur nga automjeti me drejtues një 30-vjeçar. Ky i fundit e ka transportuar vetë në spital, ku pas ndihmës së parë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar. LEXO edhe...Shisnin kokainë dhe kanabis pranë shkollave në Laç, arrestohen 2 persona! Policia u gjen 126 doza droge dhe municion luftarak (EMRAT + VIDEO) Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 17:15, në kryqëzimin e Rrilës, Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, shtetasen P. K., rreth 78 vjeçe. Shtetasja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. A.C/ReportTv.al e moshuara Lezhe aksident rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 76.5% Të gabuar 20.7% Nuk e di 2.8% Vota total: 179 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?

