Lajme Zone
Aksident në Orikum/ Përplasen dy makina, ndërron jetë 63-vjeçari! Plagosen edhe 2 punëtorë të huaj (EMRI)
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Orikum/ Përplasen dy makina, ndërron jetë 63-vjeçari! Plagosen edhe 2 punëtorë të huaj (EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 63 vjeçar Xhevair Xhelili i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve. Nga përplasja raportohet gjithashtu për 2 persona të plagosur. Sipas informacioneve paraprake në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për punë. LEXO EDHE:Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës, plagoset një nga drejtuesit! Tjetri shoqërohet në Komisariat Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës, teksa trupi i viktimës është dërguar në morg. "Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, në Fushë Dukat, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 62 vjeç, dyshohet se është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin M. H., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi Xh. Xh. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit “Renault”, shtetasi egjiptian M. H., dhe pasagjeri, shtetasi M. N., rreth 40 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. 3 pasagjerët e automjetit tip “Renault” janë shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale", njoftoi sot policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Xh.K M.V Shqiptarja.com TAG: Vlore orikum aksident rrugor Xhevair Xhelili Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.9% Jo 29.3% Nuk e di 8.8% Vota total: 1830 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?