Lajme Zone
Aksident në Lushnje, makina përplaset me murin dhe përmbyset në rrugë. Plagoset shoferi
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Lushnje, makina përplaset me murin dhe përmbyset në rrugë. Plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plykut, në bypass-in e autostradës në Lushnje.

Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plykut, në bypass-in e autostradës në Lushnje.

Një automjet tip “Ford” është përplasur me murin rrethues të një biznesi në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, është rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi, ndërsa më pas automjeti ka përfunduar i përmbysur në njërën anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po dokumenton aksidentin dhe po menaxhon qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, grupi i Policisë Shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me objektet në anë të saj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet AksidentLushnje