Lajme Zone
“Koha për një reformë të thellë territoriale”, Martin Leka: Besoj se do të bëhen 84 vota në Kuvend
PolitikëABC News Albania

“Koha për një reformë të thellë territoriale”, Martin Leka: Besoj se do të bëhen 84 vota në Kuvend

Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një reformë të re territoriale, duke e cilësuar si një proces që tashmë duhet të kalojë në një fazë konkrete.

Leka tha se reforma duhet të jetë e thellë dhe të mbështetet në parametra që, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Është koha për një reformë territoriale padyshim, për reformë të thellë dhe të bazuar në ato parametra që ndryshojnë jetën e banorëve. Duhen 84 vota për ta kaluar reformën”, u shpreh Leka. Duke komentuar zhvillimet politike dhe reagimet e fundit, analisti iu referua edhe deklaratës së ministres Elisa Spiropali, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin që ajo mund të mbajë ndaj reformës.

“Sot ka pasur një reagim të Elisa Spiropalit, e cila është si një çiban në PS dhe që ky reagim ka shtuar zërat se ajo do të votojë kundër”, tha Leka.

Megjithatë, ai u shpreh optimist se reforma do të mund të sigurojë shumicën e nevojshme prej 84 votash në Kuvend.

“Por, unë vazhdoj të pres atë platformën e saj për Shqipërinë e re, mezi po e pres. Mendoj se do të bëhen 84 vota dhe reforma do të kalojë”, përfi analisti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet