Lajme Zone
Reforma Territoriale/ Nisin përplasjet para Kuvendit, protestuesit shtyjnë efektivët; policia spraj lotsjellës drejt qytetarëve
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma Territoriale/ Nisin përplasjet para Kuvendit, protestuesit shtyjnë efektivët; policia spraj lotsjellës drejt qytetarëve

Protestuesit kanë nisur të shprehin kundërshtimin e tyre për zhvillimet politike dhe reformën territoriale, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje si “Parlamenti i mafias!”, “Poshtë narkoshteti!” dhe “Nuk na përfaqësoni”.

Tensionet janë shënuar në Rrugën e Elbasanit, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.Në situatën e krijuar, policia ka përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Tensione në protestën pranë Parlamentit, policia hedh spraj lotsjellës drejt qytetarëve Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Kuvendit, në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme, teksa në Parlament po zhvillohet seanca plenare.

Protestuesit kanë nisur të shprehin kundërshtimin e tyre për zhvillimet politike dhe reformën territoriale, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje si “Parlamenti i mafias!”, “Poshtë narkoshteti!” dhe “Nuk na përfaqësoni”. Ata kanë nisur të shtyjnë fizikisht efektivët dhe tentojnë ‘shembjen’ e gardhit rreth parlamentit.

Tensionet janë shënuar në Rrugën e Elbasanit, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.Në situatën e krijuar, policia ka përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Kuvendi pritet të votojë sot hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita.

Ndryshimet nuk mbështeten as nga deputetët socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, teksa kërkohen 84 vota për miratim. Në seancë pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në rendin e ditës janë gjithashtu katër interpelanca për “dhunën e policisë”, autostradën Milot-Balldre, TEC-et lundruese të Vlorës dhe çmimet e produkteve bazë. Kuvendi do të shqyrtojë edhe tetë projektligje të tjera dhe dy projektvendime, përfshirë ngritjen e një komisioni hetimor për “KAYO”-n. nis senaca brenda kuvendit jashtë nisin përplasjet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Moti bën kthesën e madhe nga sot, meteorologia paralajmëron reshje dëbore dhe stuhi shiu; zonat me rrezik 8 Tetor 2026, 10:1710:17Aktualitet “Jo më dinozaurë në krye të partive”, Çepani: Qytetarët kërkojnë më shumë demokraci 8 Tetor 2026, 08:1808:18Aktualitet Ish kryebashkiaku i Vlorës kundër muzeut hebre: Dy “përbindësha” zhdukin godinën historike 8 Tetor 2026, 08:1108:11Aktualitet Reforma Territoriale, pedagogu debat me Maznikun: PS synon të ulë numrin e bashkive të djathta 8 Tetor 2026, 08:0208:02Aktualitet “Na vinin letra të koduara nga Amerika”, historia e tri kushërirave të Enver Hoxhës që kaluan 30 vite në internim 8 Tetor 2026, 07:2007:20Aktualitet Vranësira të dendura dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot 8 Tetor 2026, 07:1207:12Aktualitet