Lajme Zone
Komisioneri i BE-së në Tiranë, takim me Ramën/ Michael McGrath: Shqipëria e ka vendin në BE
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Komisioneri i BE-së në Tiranë, takim me Ramën/ Michael McGrath: Shqipëria e ka vendin në BE

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, McGrath është takuar me kryeministrin Edi Rama, kreun e SPAK Klodian Brahon, si edhe Toni Gogun, ku në fokus kanë qenë demokracia, drejtësia, sundimi i ligjit dhe procesi i integrimit evropian.

Pas takimit me kryeministrin Rama, komisioneri i BE-së për Demokracinë, Drejtësinë dhe Sundimin e Ligjit, Michael McGrath, ka reaguar në rrjete sociale. McGrath thekson se Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe e cilëson vendin si një nga pararendëset në procesin e anëtarësimit.

“Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan McGrath.

Komisioneri evropian thekson se, pavarësisht progresit të bërë, mbetet ende punë e rëndësishme përpara dhe se Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë gjatë procesit të integrimit.

McGrath u shpreh se takimi me Ramën ishte një mundësi për të diskutuar përparimin e Shqipërisë në zbatimin e reformave në drejtësi dhe në fushën e shtetit të së drejtës, të cilat i cilësoi si “themelin politik të procesit të anëtarësimit”.

Ai vlerësoi gjithashtu progresin e arritur nga qeveria shqiptare në këto fusha.

“Ka rezultate të konsoliduara përparimi dhe një ambicie të qartë. Tani, ky ritëm duhet të ruhet për të arritur rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, deklaroi McGrath. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet