Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Aksident në Kthesën e Kamzës/ Autobuzi i linjës Vorë-Tiranë përplaset me bordurën dhe përfundon në trotuar! Nuk ka të lënduar (VIDEO)


Nuk raportohet për të lënduar, policia po heton shkaqet e aksidentit

Një autobuz i linjës Vorë-Tiranë u përfshi në një aksident mesditën e së enjtes për fat të mirë pa të lënduar. Ngjarja ndodhi në kthesën e Kamzës sapo autobuzi po largohej nga stacioni në drejtim të kryeqytetit. LEXO edhe...Koncerte, teatër, festivale e ekspozita, këto janë aktivitetet që nuk duhen humbur sot dhe nesër në Tiranë dhe jo vetëm Sapo u mbyllën dyert, pasagjerët dëgjuan një zhurmë përplasjeje në anën e majtë të shoferit ndërsa më pas autobuzi goditi bordurën me të gjithë gjatësinë e tij dhe përfi mbi trotuar. Pasagjerët, mes tyre edhe të moshuar, zbritën menjëherë të tronditur nga autobuzi ndërsa në vendngjarje mbërriti policia rrugore dhe përfaqësues të linjës së autobuzit për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Në vendngjarje u ndalua për verifikim edhe një automjet tjetër që dyshohet të jetë përfshirë në aksident. U.D/E.H/ReportTv.al Tirane aksident rrugor vore autobuz Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.7% Jo 22% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1311 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?