Një aksident ka ndodhur në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga. Për pasojë, është plagosur drejtuesi Dhimitër Malaj 28 vjeç.
Ai është transportuar me automambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, 28 vjeçari ka plagë në kokë e në këmbë.
Për rrjedhojë mjeku kirurg për mjekim të specializuar e ka shtruar në pavionin e kirurgjisë. Policia e qarkullimit që shkoi menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet sarande

