Kosova ka barazuar 1-1 përballë Austrisë në duelin e raundit të katërt të Ligës së Kombeve.
"Dardanët" e drejtuar nga Franco Foda i shkuan shumë afër triumfit, por pësuan golin e barazimit në minutat e fundit të takimit.
Pas një pjese të parë pa gola, Kosova u shfaq më kërkuese duke rrezikuar me anë të Hoxhës dhe Zhegrovës.
Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 70-të kur sulmuesi Fisnik Asllani zhbllokoi sfidën pas një asisti nga Zhegrova.
Vetëm tre minuta më vonë, fati i ktheu shpinën vendasve pasi gjuajtja e Milot Rashicës u ndal nga shtylla. Austriakët shfrytëzuan një rivënie anësore në minutën e 85-të, ku mbrojtësi Lang barazoi shifrat.
Me këtë pikë të marrë, Kosova mban vendin e dytë në grup me pesë pikë të grumbulluara. Ndërkohë, Austria vazhdon të kryesojë renditjen me tri pikë më shumë se përfaqësuesja dardane. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

