Një alarm për bombë u njoftua përmes një telefonate që paralajmëronte për vendosjen e lëndës shpërthyese në parlamentin e Greqisë.
Mediat greke raportojnë se sipas informacioneve fillestare, një person i panjohur kontaktoi qendrën e thirrjeve të Parlamentit dhe raportoi se një shpërthim bombe ishte gati të ndodhte.
Autori nuk dha një afat kohor specifik për shpërthimin.
Autoritetet u mobilizuan menjëherë dhe ndërtesa në Athinë po inspektohet nga Departamenti i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

