Qeveria e Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite, ka njoftuar një operacion të madh ushtarak për të rimarrë territorin nga rebelët Kjo vjen pas një shkëmbimi sulmesh midis Houthi-ve dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në ditët e fundit. Të dielën, Houthi-t thanë se kishin goditur vende që i përkisnin kompanisë kombëtare saudite të naftës Aramco. Grupi tha se sulmi ishte në përgjigje të asaj që e përshkroi si 50 sulme ajrore dhe raketore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen brenda 12 orëve. LEXO edhe...Media amerikane: Trump ishte gati të niste një sulm ndaj Huthëve, por ndaloi gjithçka në minutën e fundit Konflikti u përshkallëzua në shtator, kur Huthët pushtuan të gjithë bregdetin e Detit të Kuq të vendit, përfshirë korridorin jetësor të transportit detar të Ngushticës Bab al-Mandab, duke ndërprerë më tej furnizimet globale me naftë. Kryeqyteti i Jemenit, Sanaa, i cili është mbajtur nga rebelët Huthi për më shumë se një dekadë, është sulmuar vazhdimisht, ndërsa forcat qeveritare përpiqen të dobësojnë aftësitë ushtarake të grupit. "Sot, shpall fillimin e operacioneve ushtarake për të rimarrë territorin e mbetur të republikës dhe për të zgjeruar autoritetin e shtetit dhe institucioneve të tij në të gjithë territorin kombëtar", tha sot presidenti jemenas Rashad al-Alimi. Por ende nuk është e qartë nëse kjo përfaqëson një fazë të re në konflikt. Vija e frontit në Jemen mbetet e përqendruar rreth qytetit kyç të Taizit, i cili ende kontrollohet nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht. Huthët janë të angazhuar në një betejë të ashpër me forcat qeveritare për kontrollin e rajonit, ndërsa kërkojnë të sigurojnë zonat bregdetare dhe, si rrjedhojë, ngushticën Bab al-Mandab. Të dielën, Huthët prenë një rrugë jetike furnizimi që lidhte Taizin me Adenin, kryeqytetin e përkohshëm të qeverisë jemenase, raporton agjencia e lajmeve AFP. Duke cituar tre burime ushtarake jemenase, AFP raporton gjithashtu se Huthët tani kontrollojnë zonën dhe rrugën e furnizimit, duke rrethuar në mënyrë efektive Taizin. "Ata e kanë arritur objektivin ushtarak të izolimit të Taizit nga Aden, edhe nëse nuk e kanë marrë plotësisht kontrollin e tij", tha për AFP-në Farea Al-Muslimi, një bashkëpunëtor kërkimor në grupin e ekspertëve Chatham House. Larg Jemenit, Huthët po përpiqen gjithashtu t’i dëmtojnë sauditët me një sulm që synon thelbin ekonomik të vendit - naftën. Të shtunën, qeveria e Jemenit tha gjithashtu se forcat e saj kishin goditur objektiva të rebelëve Huthi në të gjithë vendin, duke përfshirë Sanaa, Saada dhe pozicionet e grupit pranë Taizit në jugperëndim. Jemeni është një nga vendet më të varfra në botë dhe mbetet i përfshirë nga një krizë e madhe humanitare. Një luftë shpërtheu në vitin 2014, kur Huthitët pushtuan kryeqytetin, Sanaa, nga qeveria e mbështetur nga Arabia Saudite, përpara se të merrnin kontrollin e pjesëve të veriut të vendit. Riadi ndërhyri në luftë vitin pasardhës, duke udhëhequr një koalicion ndërkombëtar./BBC Xh.K/ReportTv.al Rebelët Houthi Jemen Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.6% Jo 21.5% Nuk e di 7.9% Vota total: 1177 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

