Lajme Zone
Aksident në aksin Peqin–Elbasan, plagoset një person
SportEuronews Albania

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Peqin–Elbasan, pranë hyrjes së fshatit Gjocaj, ku një automjet dyshohet se ka hyrë gabim në rrugë, duke u përfshirë në një përplasje.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Peqin–Elbasan, pranë hyrjes së fshatit Gjocaj, ku një automjet dyshohet se ka hyrë gabim në rrugë, duke u përfshirë në një përplasje. Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë automjeti me targa AB 344 SR. Si pasojë e përplasjes, një pasagjer që udhëtonte në këtë mjet ka mbetur i plagosur. I lënduari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.