Mirlind Daku ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-1 të Rubin Kazanit ndaj Akron Tolyattit në javën e dytë të Premier Ligës ruse.
Sulmuesi shqiptar realizoi golin vendimtar dhe vazhdoi formën e mirë në fillimin e sezonit. Pas përfundimit të ndeshjes, bashkëlojtarët e përqafuan, e ngritën në krahë dhe e hodhën disa herë në ajër.
Daku u pa gjithashtu me lot në sy, ndërsa kjo skenë konfirmoi largimin e tij nga Rubin Kazani. Trajneri Javi Artiga deklaroi se nuk e di nëse kjo ishte ndeshja e fundit e sulmuesit me klubin, por e vlerësoi atë si një futbollist dhe njeri të jashtëzakonshëm.
Ndërkohë, raportimet bëjnë me dije se Spartaku i Moskës ka aktivizuar klauzolën prej 11 milionë eurosh për transferimin e Dakut. Sulmuesi shqiptar pritet të firmosë një kontratë të gjatë me pagë prej 3.3 milionë eurosh në sezon, duke u renditur mes futbollistëve më të paguar të kampionatit rus. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

