Lajme Zone
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan/ Lëndohet këmbësori, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Librazhd-Elbasan, pranë fshatit Mengël. Paraprakisht dyshohet se një automjet ka përplasur një këmbësor. Patrulla e Policisë Rrugore, e mbërritur në vendngjarje, ka konstatuar të shtrirë në rrugë shtetasin Selman Bardhi, 85 vjeç, banues në Mengël, i cili është transportuar me ambulancë në spital dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që dyshohet se e ka përplasur është larguar nga vendi i aksidentit. Nga hetimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një mjet me ngjyrë gri. Policia e Elbasanit bën me dije se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, ndërsa po punohet me pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendngjarjes për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet