Lajme Zone
Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy makina. Plagoset një person
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy makina. Plagoset një person

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin Fier-Patos. Në aksident mësohet se janë përfshirë dy automjete dhe ka ndodhur në vendin e njohur si “Çezma e Mbyetit”.

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin Fier-Patos. Në aksident mësohet se janë përfshirë dy automjete dhe ka ndodhur në vendin e njohur si “Çezma e Mbyetit”. Një automjet tip “Audi” është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i Audit. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.