Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas të moshuarën në anë të rrugës! Dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)


Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndaluar, ndërsa e moshuara është transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një shtetase e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier–Patos, pranë ish-parkut të automjeteve në Fier. Sipas burimeve për Report Tv nga vendngjarja, një automjet tip “Volkswagen Passat” me targa AB 342 GR ka goditur të moshuarën, e cili ndodhej në këmbë në anë të rrugës. LEXO edhe...Humbi kontrollin e ciklomotorit, plagoset i mituri në Balldre! Dërgohet te Trauma Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndaluar, ndërsa e moshuara është transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe patrulla e Policisë, e cila ka ndërhyrë për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve në këtë aks rrugor. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. R.Xh/E.H/ReportTv.al Fier fier-patos aksident rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.6% Jo 19.3% Nuk e di 3.2% Vota total: 1682 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?