Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin, në afërsi të lapidarit. I riu ka humbur kontrollin e “Audi”-t dhe është përplasur fillimisht me një mur rrethues, e më pas me dy automjete të parkuara pranë rrugës. Dyshimet paraprake janë se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë. LEXO edhe...Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Protestat ndikuan në turizëm, por Shëngjini mbetet destinacion i frekuentuar Si pasojë e përplasjes së fortë, 31-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës. P.J/ReportTv.al aksident rrugor lezhe-shengjin Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64% I gabuar 27.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 3431 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

