Lajme Zone
Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
Të tjeraTelegrafi

Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku janë përfshirë treni i udhëtarëve dhe një automjet.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku janë përfshirë treni i udhëtarëve dhe një automjet.Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas Rugovës, policia është njoftuar për rastin rreth orës 10:10.Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.Sipas ekipit mjekësor, personi ka pësuar lëndime të lehta trupore.Ndërkohë, Njësiti për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut është duke u marrë me rastin dhe po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/