Lajme Zone
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 55-vjeçarja
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 55-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen së martes në zonën e ‘Misto Mames’, në Tiranë.

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen së martes në zonën e ‘Misto Mames’, në Tiranë. Sipas policisë, rreth orës 18:30, një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçar, me inicialet O. V., ka përplasur këmbësoren D. P., rreth 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçarja ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.