Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 63-vjeçar, Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve.
Nga përplasja raportohet gjithashtu për disa persona të plagosur. Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për punë.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik. Të plagosurit janë shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet AksidentOrikum

