Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

Aksident i dyfishtë në Tapizë-Fushë Krujë/ Humb jetën 22-vjeçari egjiptian


Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, ku janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues një 44 vjeçar, dhe tjetri me drejtues një shtetas 18 vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, 18-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në automjetin e drejtuar prej tij ndodhej edhe një pasagjer, shtetas egjiptian rreth 22 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Aksidentlarushk