Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesat


Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Manatisë dhe Barbullojes në Lezhë, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në ferra dhe shkurre, duke përfshirë një perimetër të gjerë.

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Manatisë dhe Barbullojes në Lezhë, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në ferra dhe shkurre, duke përfshirë një perimetër të gjerë.

Situata paraqitet shqetësuese, pasi nga përhapja e flakëve janë vënë në rrezik edhe banesat pranë zonës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Puna e tyre po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit. Ndërhyrja vijon për izolimin e vatrave dhe shmangien e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet