Lajme Zone
Aksident fatal në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar (Emri+Foto)
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident fatal në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar (Emri+Foto)

42 vjeçari, baba i dy fëmijëve, humbi jetën teksa kamionçina e tij  u përplas nga një makinë që po lëvizjte me një shpejtësi tej normave.

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 42-vjeçarit shqiptar Xhevdet Bakushi në rajonin e Campanias, në Itali. Ai ishte duke punuar në një kamionçinë kur u përplas nga një makinë që, sipas mediave italiane, po lëvizte me shpejtësi tej normave. Goditja ishte aq e fortë, sa mjeti ku ndodhej Bakushi u shkatërrua plotësisht. Shqiptari u hodh disa metra larg nga përplasja dhe humbi jetën në vend. LEXO edhe...Videoja tronditëse/ Thirri për ndihmë, por s’pati asnjë reagim! 43-vjeçari vdes në duart e policëve gjatë arrestimit Në aksident humbi jetën edhe drejtuesi i makinës që u përplas me mjetin e 42-vjeçarit. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Pastoranos, përgjatë rrugës shtetërore Appia. Xhevdet Bakushi jetonte në Pignataro Maggiore. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura dhe po hetohen nga autoritetet italiane. U.D/ReportTv.al Xhevdet Bakushi aksident me vdekje itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 69.1% I gabuar 23.2% Nuk e di 7.8% Vota total: 514 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?