Lajme Zone
Aksident fatal në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin me biçikletë! Policia në kërkim të shoferit
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident fatal në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin me biçikletë! Policia në kërkim të shoferit

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”.

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”. Sipas raportimeve, një automjet ka përplasur për vdekje një 32-vjeçar, shtetasin V. H., i cili po lëvizte me biçikletë në vendin e quajtur Rrashbull. Pas aksidentit, mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. “Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.