Lajme Zone
Aksident fatal në aksin Bradashesh-Peqin, makina përpals për vdekje çiklistin
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident fatal në aksin Bradashesh-Peqin, makina përpals për vdekje çiklistin

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh–Peqin, pranë Bradasheshit, ku ka humbur jetën një 70-vjeçar.

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh–Peqin, pranë Bradasheshit, ku ka humbur jetën një 70-vjeçar.

Sipas të dhënave, automjeti tip “Audi” ka përplasur Xhemal Çelën, banues në Bradashesh, i cili në momentin e aksidentit po lëvizte me biçikletë.

Pas përplasjes, 70-vjeçari u dërgua për ndihmë mjekësore në Elbasan, por për shkak të gjendjes së rëndë u nis drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, Xhemal Çela nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.