LINKU I GOFUNDME
Një apel për ndihmë vjen nga Kosova për vogëlushen Ajra, vetëm 5-vjeçe, e cila po përballet me një formë të rëndë të epilepsisë dhe ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit.
Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, nëna e saj, Aida Fekaj, tregon se Ajra përjeton kriza të shpeshta dhe se barnat që po përdor aktualisht nuk po arrijnë t’i menaxhojnë ato.
Sipas familjes, mjekët kanë rekomanduar vendosjen e një aparati VNS (stimulues i nervit vagus), trajtim që synon menaxhimin e krizave epileptike. Për shkak të pamundësisë financiare, familja po kërkon ndihmën e shqiptarëve kudo që ndodhen.
“Ju bëj apel të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që të më ndihmoni për vajzën time, që ta dërgojmë jashtë vendit urgjentisht, që t’i bëhet operimi i aparatit Vagus, për menaxhimin e krizave”, shprehet nëna e Ajrës.
Sipas saj, vetëm ndërhyrja kushton mbi 28 mijë euro, ndërsa së bashku me kontrollet dhe trajtimin, shuma që i nevojitet familjes shkon në rreth 30 mijë euro.
Familja tregon se jeton vetëm me ndihmë sociale dhe nuk ka mundësi ta përballojë vetë këtë kosto.
Për këtë arsye, nëna e Ajrës u drejtohet të gjithë shqiptarëve, bamirësve dhe njerëzve vullnetmirë për ta ndihmuar vogëlushen të marrë sa më shpejt trajtimin e rekomanduar.
Çdo kontribut, sado i vogël, mund të jetë një ndihmë për Ajrën. Edhe shpërndarja e këtij apeli mund ta çojë mesazhin te dikush që ka mundësi të ndihmojë.
Të dhënat bankare:
Përfituese: Aida Fekaj Banka: TEB IBAN: XK05 2014 0002 0307 9090 SWIFT: TEBKXKPR / TEBKXKPRXXX
Nr kontakti me familjen: +383 044 610 114
Ta ndihmojmë Ajrën të marrë trajtimin për të cilin ka nevojë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

