Suela Mehdini, përfaqësuese e Diaspores së Milanos në programin e drekës në News24, me Ola Bruko, u shpreh se revoltën kundër qeverisë e ndezi incidenti i Zvërnecit, atje ku u tërhoq zvarrë një qytetar, pasi prona e tij ishte rrethuar dhe zaptuar. Mehdini tha se Diaspora i ka dhënë impakt protestës në Tiranë, duke shtuar se muajin e ardhshëm do të adresojnë në Parlamentin Europian problemet e ngritura nga aktivistët përgjatë 76 ditë protestash masive. “Ajo që pamë në Zvërnec na ka tronditur, na bëri të ngrihemi në Milano dhe jo vetëm. Protestat e diasporës jo vetëm kanë dhënë impakt të rëndësishëm në protestat në Tiranë, por i kem dhënë shembull edhe botës. Kemi protestuar në disa sheshe. Kemi dhënë një shembull dhe kulturë”, tha ajo. “Kemi kërkuar takim në Parlamentin Europian. Kemi bërë edhe një takim online me eurodeputetët. Do të kemi një takim në fillim të shtatorit, do të shkojë një përfaqësi e diasporës së Milanos. Do të adresojmë atje problemet e vërteta të ngritura nga protestuesit”, shtoi Mehdini. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
