Lajme Zone
Ahmetaj shpërthen ndaj Ramës: Qeliza alfa kancerogjene e Shqipërisë, ja si tentuan të më eliminojnë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ahmetaj shpërthen ndaj Ramës: Qeliza alfa kancerogjene e Shqipërisë, ja si tentuan të më eliminojnë

Sipas Ahmetajt, Rama e nisi drejtimin e qeverisë me një mbështetje dhe pritshmëri të madhe, por përfundoi, sipas tij, duke dëmtuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe vetë Partinë Socialiste.

Ahmetaj-Rama Arben Ahmetaj ka ashpërsuar akuzat ndaj Edi Ramës, duke deklaruar se kryeministri e nisi qeverisjen si “shpresa e shqiptarëve”, por sot, sipas tij, është kthyer në “qelizën alfa kancerogjene” të vendit dhe Partisë Socialiste. Ish-zëvendëskryeministri tha gjithashtu se segmente brenda SPAK-ut e dinin se burgosja e tij mund të sillte eliminimin e tij fizik, ndërsa ngriti akuza edhe për një tentativë për rrëmbimin e fëmijës së tij të vogël dhe kërcënime nga grupe kriminale. Arben Ahmetaj e ka vendosur Edi Ramën në qendër të akuzave të radhës gjatë intervistës së tij, duke bërë një nga deklaratat më të ashpra ndaj kryeministrit dhe ish-partisë së tij.

Sipas Ahmetajt, Rama e nisi drejtimin e qeverisë me një mbështetje dhe pritshmëri të madhe, por përfi, sipas tij, duke dëmtuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe vetë Partinë Socialiste.

“Ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin dhe sot i ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste. Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e këtij. Nuk e di”, deklaroi Ahmetaj në "Çim Peka Live".

I pyetur më tej për të ardhmen e Partisë Socialiste, Ahmetaj këmbënguli se, pavarësisht se çfarë ndodh me forcën politike ku ai ka bërë karrierën, Shqipëria do të arrijë të dalë nga kjo situatë. Ai sqaroi se me metaforën e “qelizës kancerogjene” i referohej drejtpërdrejt Ramës dhe jo Partisë Socialiste.

“Uroj të shpëtojë, nuk e di. Zoti Peka, Shqipëria do të shpëtojë. Shqipëria ka antikorpe fantastike për të mbytur qelizën kancerogjene alfa. Jo, nuk është Partia Socialiste. Është kreu i organizatës. Ua kam thënë qytetarëve dhe po ta them edhe ty sot”, tha Ahmetaj.

Ish-zëvendëskryeministri deklaroi më tej se, sipas tij, Rama tashmë “ka rënë”, ndërsa mohoi të ketë qenë pjesë e asaj që vazhdimisht gjatë intervistës e cilësoi si “organizata kriminale” e kryeministrit.

“Unë po të them, kreu i organizatës ka rënë. Ju dhe unë e njohim shumë mirë Ramën. Kur ai njeri gjendet në ditë të vështirë, ai nuk ka fytyrë dhe fillon të lëpihet. Unë nuk bëj pjesë në organizatën e tij kriminale. E kam treguar shqiptarëve që nga kanabizimi edhe deri te projektet kriminale të TVSH-së e të tjera e të tjera, që nuk bëj pjesë”, deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj e lidhi më pas përplasjen me Ramën me situatën e tij penale, duke pretenduar se gjatë tre viteve të fundit është përdorur si “kokë turku” nga kryeministri dhe ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani. Ai shkoi më tej, duke ngritur pretendimin se segmente të SPAK-ut e dinin se dërgimi i tij me shpejtësi në burg mund të përfnte me eliminimin fizik të tij.

“Historia e këtyre tre viteve, modeste, e shpejtë, ka treguar që jo vetëm që s’kam bërë pjesë, por jam bërë kokë turku nga ai dhe nga Altin Dumani. Madje, zoti Peka, segmente brenda SPAK-ut e kanë ditur që përshpejtimi i çuarjes time në burg do të çonte në eliminimin tim fizik. Do të bëhej një histori siç e bën zakonisht kreu i organizatës kur i ecën aktrimi. Do të dilte, do të fliste me keqardhje për atë që do të më ndodhte mua brenda burgut, e para përgatitur”, deklaroi Ahmetaj.

Ish-zëvendëskryeministri bëri më pas një tjetër akuzë të rëndë, duke pretenduar se është tentuar rrëmbimi i fëmijës së tij të vogël. Ahmetaj tha se për ngjarjen ekzistojnë denoncime, komunikime dhe mesazhe të ruajtura, por refuzoi të përmendte emrin e një personi që, sipas tij, kishte dijeni për rastin.

“Kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijën tim të vogël. Ka denoncime, ka dhe një emër, të pronarit të firmës së sigurisë të Parkut të Liqenit. Nuk dua ta përmend. Kam diskutime, kam SMS të ruajtura. S’kam punë me atë, ai ka bërë detyrën e vet. I kam thënë: më jep kamerat të shoh kush e ka bërë. Se fëmijën tim ti s’e prek dot, po larg qoftë Zotit të guxosh ta prekësh, historia nuk mbaron aty”, deklaroi Ahmetaj. Ahmetaj nis rrëfimin nga Zvicra: Segmente të SPAK-ut kanë përmbysur rendin kushtetues 7 Shtator, 20:54 Ahmetaj foli gjithashtu për hetimet ndaj familjarëve të tij, duke thënë se kontrollet kanë përfshirë edhe fëmijën e tij të mitur. Ai tha se disponon të dhëna për familjarë të zyrtarëve të tjerë, por këmbënguli se nuk do t'i përdorë ato për të goditur fëmijët apo bashkëshortet e tyre.

“Unë s’merrem me fëmijët e askujt. As me gratë e askujt, siç janë marrë me fëmijët e mi. E di ti që kanë shkuar tek Livia dhe tek Kesi dhe në hetime kanë futur dhe emrin e Kelit, fëmijës tim 5 vjeç e gjysmë? Kanë kontrolluar qindarkën se mos kishte marrë ndonjë qindarkë Livia dhe Kesi. Po unë kam këtu pagesat e shkollave të të gjithë dynjasë, të ish-ministrave, të ministrave, apo gjyqtarëve e prokurorëve. Pse, do merrem me fëmijët unë?”, tha Ahmetaj.

Në fund të kësaj pjese të intervistës, ish-zëvendëskryeministri tha se ndaj tij janë përdorur edhe grupe kriminale për ta kërcënuar, ndërsa tha se telefonatat dhe mesazhet e fundit që ka marrë lidhen me zona të konsideruara prej tij si të përfshira në trafikun e kokainës.

“Unë do të merrem me të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, me të gjithë ata që janë marrë me intriga ndaj meje. Do të merrem patjetër, në të gjitha mënyrat ligjore. Më kanë kërcënuar. Kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë. Pastaj, telefonatat e SMS-ve të mi të fundit janë nga zona shumë të nxehta, të lidhura me trafikun e kokainës”, vijoi Ahmetaj.rama ahmetaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ahmetaj nis rrëfimin nga Zvicra: Segmente të SPAK-ut kanë përmbysur rendin kushtetues 7 Shtator 2026, 20:5120:51Politike “Shqipëria digjet, Rama krihet”, mesazhet pikante nga protesta qytetare (Foto) 7 Shtator 2026, 20:3220:32Politike “Arrestoni Ramën”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 100 të protestave 7 Shtator 2026, 19:5619:56Politike Europa e 2030-ës mund të mos jetë ajo që pret Edi Rama! 7 Shtator 2026, 19:2019:20Politike Rama si ekspert ATP-je, “zbarkon” në Vlorë për të zgjidhur konfliktet e pronësisë 7 Shtator 2026, 17:4417:44Politike Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit, në fokus harta territoriale dhe pagat e magjistratëve 7 Shtator 2026, 15:5815:58Politike