Lajme Zone
Ahmetaj nxjerr audiopërgjimin dhe akuzon për trafik armësh, opozita kërkon hetim parlamentar për KAYO dhe rolin e izraelitit Yeffet
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ahmetaj nxjerr audiopërgjimin dhe akuzon për trafik armësh, opozita kërkon hetim parlamentar për KAYO dhe rolin e izraelitit Yeffet

Arben Ahmetaj publikoi disa audiopërgjime të shkurtra, për të cilat pretendon se zbulojnë një plan për trafik armësh dhe municionesh përmes Shqipërisë. Në qendër të audiopërgjimeve, ai pretendon se është biznesmeni izraelito-amerikani Ron Yeffet, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, sipas tij, dhe dy qytetarë ukrainfolës dhe rusisht folës, të cilët identifikohen vetëm me emrat Igor dhe Sergei.

Opozita shqiptare paraqiti sot kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar 24 orë pasi ish zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, publikoi disa audiopërgjime të shkurtra, në qendër të të cilave, ai pretendon se është biznesmeni izraelito-amerikani Ron Yeffet, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, sipas tij, dhe dy qytetarë ukrainfolës dhe rusisht folës, të cilët identifikohen vetëm me emrat Igor dhe Sergei. Sipas Ahmetajt, bëhet fjalë për një plan për trafik të armëve dhe municioneve duke përdorur Shqipërinë, përmes sipërmarrjeve ku Yeffet është partner me ndërmarrjen ushtarake shqiptare Kayo. Në kërkesën e firmosur nga 39 deputetë të Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë theksohet se “për shkak të natyrës së çështjes, implikimeve të mundshme për sigurinë kombëtare, integritetin institucional, kontrollin e kufijve dhe detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, vlerësojmë se ekzistojnë kushtet kushtetuese dhe ligjore për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar”. Sipas opozitës “rëndësia e çështjes nuk qëndron në marrjen e mirëqenë të akuzave të bëra publike, por në nevojën për të përcaktuar, mbi bazën e dokumenteve dhe fakteve të verifikueshme nëse institucionet shtetërore kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore dhe kushtetuese për parandalimin, kontrollin dhe zbulimin e veprimtarive të paligjshme të lidhura me trafikun ndërkombëtar të armëve”. LEXO EDHE:Nëse opozita dhe politika do të kishte gjuhën e Alimehmetit... Në kërkesë madje saktësohet se lidhur me materialin audio, që përbën bazën e kërkesës për hetim parlamentar, “komisioni do të kërkojë verifikimin e origjinës së materialeve; datës dhe rrethanave të regjistrimit; integritetit teknik të regjistrimeve; identitetit të personave që rezultojnë në regjistrime; përputhshmërisë së përmbajtjes së regjistrimeve me dokumentet zyrtare si dhe ekzistencës së dokumenteve, kontratave, autorizimeve, transfertave, të dhënave doganore ose dokumenteve të transportit që mund të konfirmojnë ose kundërshtojnë pretendimet e bëra publike”. Vetë Ahmetaj nuk tregoi burimin e audiopërgjimit, duke dalë, vetëm ai vetë, garant për autenticitetin e tij. Audio duket të jetë realizuar përmes pajisjeve ambientale, dhe shpesh është e pakuptueshme. Nga 3 orë material, siç thotë Ahmetaj, janë shkëputur vetëm disa episode të shkurtra, përmbajtja e të cilave merr kuptim logjik, më shumë nga komentet e Ahmetajt sesa nga vetë dialogët e bëra publike, të cilat po ashtu nuk është e qartë nëse pasqyrojnë besnikërisht rrjedhën reale të bisedës. Komunikimi i bërë publik nga ish zëvendësministri prek disa tema, që nga krijimi i një kompanie të përbashkët me aksioner 20 përqind shtetin, për një projekt energjetik në Delvinë, te një skemë e ngjashme për gazin në Vlorë, ku partnerët ukrainas do të duhet të krijojnë një kompani mbulesë në Shtetet e Bashkuara, deri te biseda që lënë të kuptosh për një trafik të mundshëm armësh e municionesh të prodhuara në Afrikë e që sipas një fraze në audiopërgjim, paketimi do të bëhej në Shqipëri. Gjatë bisedave dëgjohen herë pas here referenca për KAYO-n dhe Timak-un, kompaninë në të cilën Yeffet është partner me 49 përqind dhe Arjeta Puca ka 51%. Timak ka hyrë në partneritet me ndërmarrjen shtetërore ushtarake Kayo, ku ka 80 përqind të Timak Defence. Yeffet dhe Puca kanë në bashkëpronësi në Shqipëri edhe kompani të lidhura me Timac si TIMAK AVIATION, UNO18 në fushën e prodhimit dhe shitjes së armëve e disa kompani të tjera. Kliko këtu për të lexuar kërkesën e opozitës për komisionin hetimor SI.E./Shqiptarja.com TAG: Partia e Lirise PD edi rama Ron Yeffet kayo timak arben ahmetaj Arjeta Puca Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Tepelena: 08/09/2026 19:43 Ku i gjeti keto pergjime Ahmetaj? Zakonisht pergjimet mbi ceshtje ushtarake i bejn sherbimet informative te shteteve te huaja. Kush e paska bere mik Ahmetajn. Se per Berishen e kuptojm kush e ka bere mik - ata te cileve u fali territor detar, ndoshta edhe ajo pala tjeter qe u jepte nafte ne kohe lufte. Përgjigju Or tej: 08/09/2026 19:19 Plot e perplot me fuksa or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 6% Vota total: 2082 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?