Lajme Zone
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret, zonat më të rrezikuara
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret, zonat më të rrezikuara

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret. ​Instituti i Gjeoshkencave ka vënë më dijeni Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për rritjen e ndjeshme të temperaturave dhe për rrezikun në rritje nga zjarret në pyje përgjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026.

​Rritja e temperaturave shton ndjeshëm rreziku nga zjarret në pyje, rrezik i cili arrin pikun maksimal ditën e diel.

​Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile qarqet me rrezik të lartë janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra ku termometri do të shënojë vlera ekstreme. ​Për të gjitha qarqet e tjera të vendit, ditën e diel parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”.

​Sipas raportit të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale do të shënojnë rritje deri ditën e shtunë (1 gusht), ku do të arrihet edhe vlera maksimale prej 39.5°C: Në zonat e ulëta temperaturat do të arrijnë pikun deri në 39.5°C (veçanërisht në bashkinë Peqin). Zonat bregdetare pritet që temperaturat të rriten deri në 38.9°C. Ndërsa në zonat kodrinore temperaturat do të kapin deri në 38.3°C, ndërsa në ato malore deri në 33.3°C.

​Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ulja e temperaturave nis në datën 3 gusht. Top Channel