Lajme Zone
Witkoff dhe Kushner drejt vizitës së parë zyrtare në Kiev, të dërguarit specialë të Trump kërkojnë të ringjallin përpjekjet për paqe në Ukrainë
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Witkoff dhe Kushner drejt vizitës së parë zyrtare në Kiev, të dërguarit specialë të Trump kërkojnë të ringjallin përpjekjet për paqe në Ukrainë

Të dërguarit specialë të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të zhvillojnë vizitën e tyre të parë në Kiev, në një lëvizje që synon të ringjallë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Të dërguarit specialë të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të zhvillojnë vizitën e tyre të parë në Kiev, në një lëvizje që synon të ringjallë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas Financial Times, që citon burime të njohura me diskutimet në Shtëpinë e Bardhë, mundësia e kësaj vizite u diskutua gjatë takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në Kiev, vizita shihet si një mundësi për të forcuar marrëdhëniet me administratën amerikane dhe për të siguruar mbështetje të re ushtarake nga Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit të dytë të Trump.

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi, në një intervistë për Axios, se Witkoff dhe Kushner mund të mbërrijnë në Kiev brenda dy javëve të ardhshme. Ai tha se kjo është një nga rezultatet konkrete të takimit të fundit me presidentin amerikan.

Nëse vizita realizohet, ajo do të jetë e para e dy zyrtarëve amerikanë në Ukrainë, pas disa udhëtimeve që ata kanë zhvilluar më herët në Rusi.

Zelensky bëri të ditur se synon të diskutojë me ta mundësinë e rifillimit të bisedimeve të paqes me Rusinë, si dhe t’u tregojë nga afër situatën në terren dhe pasojat e luftës.

Sipas presidentit ukrainas, Witkoff dhe Kushner mbështesin një armëpushim që mund të krijojë kushtet për një proces diplomatik. Megjithatë, ai u shpreh skeptik se presidenti rus Vladimir Putin do të pranonte një pezullim të luftimeve.

Pavarësisht kësaj, Zelensky ritheksoi se Ukraina mbetet e gatshme për të rifilluar negociatat e paqes me Rusinë, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit që vazhdon prej më shumë se katër vitesh. Top Channel