Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Afati mbaron më 6 tetor, Kurti nis komunikimet me partitë e opozitës për presidentin e Kosovës: Kjo fundjavë vendos gjithçka (VIDEO)


Kryeministri thotë se kjo fundjavë do të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje. Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kanë nisur komunikimet me partitë opozitare për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndërsa tha se kjo fundjavë do të jetë vendimtare. “Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president”, deklaroi Kurti. Kosova ndodhet sërish përballë një ngërçi politik, pasi partitë kanë kohë vetëm deri më 6 tetor për të zgjedhur presidentin e ri. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit ka nisur më 8 gusht dhe përfn më 6 tetor 2026. Nëse deri atëherë nuk zgjidhet presidenti, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. LEXO EDHE:Kurti dhe Hamza ulen sot në tryezën e negociatave, në fokus presidenti dhe ndryshimet për Dhomat e Specializuara Kriza aktuale është vazhdim i bllokimit politik që çoi edhe në zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Pas tyre, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën një marrëveshje që Bekim Sejdiu të ishte kandidat për president, por gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër kandidaturës, duke e bërë të pamundur sigurimin e votave të nevojshme. Më pas, Sejdiu u tërhoq nga gara. Më vonë u konstituua Kuvendi dhe u formua Qeveria "Kurti 4". Çështja përfi në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi pretendimet për antikushtetutshmëri, por përcaktoi se afati për zgjedhjen e presidentit përfn më 6 tetor. Deri tani nuk ka një marrëveshje të re për kandidatin presidencial. Partia Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të diskutojë për presidentin, por e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në proces me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Edhe Aleanca ka paraqitur kërkesat e saj, ndërsa më herët LDK-ja kishte zhvilluar bisedime me Vetëvendosjen për këtë çështje. Kushtetuta parashikon që presidenti të zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë. Në dy raundet e para nevojiten 80 vota, ose dy të tretat e të gjithë deputetëve. Nëse askush nuk i siguron, zhvillohet një raund i tretë mes dy kandidatëve më të votuar, ku kërkohen të paktën 61 vota. Nëse dështon edhe ky raund, Kuvendi shpërndahet automatikisht. Kjo do të thotë se Vetëvendosja nuk mund ta zgjedhë e vetme presidentin dhe duhet të sigurojë mbështetjen e deputetëve të partive të tjera. Aktualisht detyrën e presidentes e ushtron Albulena Haxhiu. Edhe gjatë takimit të saj me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 1 tetor, u theksua rëndësia e zgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:06 Kurti dhe Hamza ulen sot në tryezën e negociatave, në fokus presidenti dhe ndryshimet për Dhomat e Specializuara Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, do të takohen sërish këtë të premte, ndërsa në fokus të bisedimeve do të jenë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhja e presidentit të Kosovës.Takimi vjen ndërsa afati për zgjedhjen e kreut të shtetit skadon me 6 tetor, përndryshe Kosova shkon sërish në zgjedhje të reja. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: Vetëvendosje Bekim Sejdiu LDK PDK Albin Kurti kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2637 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?