Lajme Zone
Adriatik Doçi: Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Adriatik Doçi: Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Pronësia mbi protestën dhe çdo akt revolucionar është jetike për PD-në, rrjedhimisht për Familjen Berisha. Vetë Sali Berisha nuk i është bashkuar protestave të Flamingove dhe studentëve, për të evituar ndonjë incident dhe përballjen me jehonën në shesh 'Rama n'burg, Berisha n'burg'.

Grindja e vazhdueshme të PD-së me studentët dhe grupe të tjera revolucionare për sheshin e protestës nuk është aq banale dhe e evitueshme sa duket. (Kur 'studentët' protestojnë te Ministria e Arsimit, PD-ja mund të protestojë para Kryeministrisë ose anasjelltas. Ose 'studentët' mund të protestojnë paradite, ndërsa PD-ja pasdite). Lufta deri në poshtërim, nervozizmi, këmbëngulja deri tek përfundimi në Lanë dhe skërmitja për t'u identifikuar me çdo protestë konsiston tek përpjekjet PD-së për të mbajtur monopolin e protestave kundër qeverisë, monopol i cili të mandaton për të hyrë në pazare me pushtetin dhe për të bërë plaçkë të konsiderueshme si; Para cash, kulla, licenca, tendera, koncensione, emërime, mbyllje dosjesh, miratim ligjesh klienteliste, shpronësime, diktim projektesh etj. LEXO edhe...Ergys Mërtiri: Kush e pengon PD-në të organizojë protestën e saj, që t'i duhet të vjedhë e grabisë protestat e të tjerëve? Pronësia mbi protestën dhe çdo akt revolucionar është jetike për PD-në, rrjedhimisht për Familjen Berisha. Vetë Sali Berisha nuk i është bashkuar protestave të Flamingove dhe studentëve, për të evituar ndonjë incident dhe përballjen me jehonën në shesh 'Rama n'burg, Berisha n'burg'. Por, ka angazhuar të gjithë të besuarit e tij, deputetë, aktivistë, anëtarë etj., për të 'privatizuar' protestën. Pas precedentit me protestën e Flamingove, ku pavarësisht përpjekjeve nuk arriti ta dominonte plotësisht, Berisha nuk mund të përsërisë të njëjtin gabim me studentët. Përfaqësuesit e tij janë gati të hanë të shara, të shtyra, të hanë dru, madje edhe pras, të hidhen në Lanë, të përfjnë në barelë, të përfjnë cullak etj., dhe protestës të mos i ndahen. Përpos sakrificave fizike, PD po provon edhe rrugë shpirtërore për të zotëruar protestën. Një aktiviste e PD-së, e cila ishte edhe sot protagoniste e grindjes tek Ministria e Arsimit, mësohet se i ka kërkuar hoxhës së saj për të yshtur protestuesit që thërrasin 'Berisha n'burg' dhe që kanë alergji kur shohin fytyrat e përfaqësuesve të PD-së në protestë. Mbrëmë pas mesnate, një grua e mbuluar, në dukje si Albana Vokshi, ka hedhur me kujdes sheqer para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë, ku do mbahej sot protesta. Ndërkaq, një fallxhore me autoritet në Tiranë i paskërka thënë një zonje të besuar të Familjes Berisha se 'armikun e keni brenda', kur kjo i ka kërkuar derman për thirrjet 'Rama n'burg, Berisha n'burg'. Dhe lazeri i dyshimit është drejtuar nga Belo Këlliçi, i cili dyshohet se ka gisht edhe në zhburrërimin e çunit të Fahriut, iu cili u fut në Lanë për t'i shpëtuar shullave të protestuesve. R.Xh/ReportTv.al adriatik doci PD proteste protestat kunder qeverise Tirane qeveria Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.4% Jo 41.2% Nuk e di 8.5% Vota total: 556 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?