Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ankimoi në Apel, vendimin e Gjykatës Administrative, e cila refuzoi të shqyrtojë padinë për pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado, sot hetuesi i posaçëm që ka në dorë çështjen penale ndaj Erjon Veliajt. “Gjykata e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar në themel faktin se, në momentin e emërimit në vitin 2008, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Përballë pretendimit se pushteti penal i shtetit mund të jetë ushtruar për vite mbi bazën e një akti juridikisht të pavlefshëm, Gjykata zgjodhi të mos e verifikojë fare këtë pretendim”, thuhet në reagimin e Veliajt. Veliaj thotë se ndodhet në paraburgim prej 18 muajsh pa vendim gjykate fajësie dhe po gjykohet për dyshimet e ngritura ndaj tij, duke ngritur paralelisht pyetjen, se përse prokurori që ka ushtruar këtë pushtet penal duhet të mbetet jashtë kontrollit të një gjykate për të zbuluar nëse e ka fituar ligjërisht statusin dhe kompetencën për të vepruar si prokuror. LEXO EDHE:Rregullorja e re e GJKKO-së, Shella: Shkak interesi i medias për gjyqet e Metës e Veliajt! Gabim strategjik i gjykatës, ka goditur aleatin e vetëm Kryebashkiaku thekson se kjo çështje shkon përtej interesit individual, por lidhet me shtetin e së drejtës dhe faktin që prokurorët dhe gjyqtarët “nuk duhet të përjashtohen nga kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së titullit mbi të cilin ushtrojnë pushtetin e tyre.” “Barazia para ligjit nuk mund të funksionojë vetëm për të akuzuarin. Edhe pushteti që heton dhe akuzon duhet të provojë se buron nga ligji”, theksohet në reagim. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi më 24 korrik të mos pranojë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili kërkoi zhbërjen e dekretit të Presidentit për emërimin prokuror të Ols Dados. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: Gjykata Administrative ols dado erion veliaj gjykata administrative e apelit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.6 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.5% Jo 51.6% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4252 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

