Lajme Zone
Administrata Trump kërkon të bllokojë zgjedhjet në Alaskë nëse humbet senatori republikan, shkak bëhet kandidati me të njëjtin emër
BotëReport TV

Administrata Trump kërkon të bllokojë zgjedhjet në Alaskë nëse humbet senatori republikan, shkak bëhet kandidati me të njëjtin emër

Në dokumentet gjyqësore, Departamenti i Drejtësisë argumenton se dy kandidatët me të njëjtin emër mund të çorientojnë zgjedhësit dhe të shtrembërojnë vullnetin e tyre.

Administrata e Donald Trump kërkon të bllokojë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve për Senatin në Alaskë, nëse senatori republikan Dan Sullivan humbet me një diferencë të ngushtë. Departamenti amerikan i Drejtësisë pretendon se një kandidat tjetër me të njëjtin emër mund të ngatërrojë votuesit dhe të ndikojë në rezultat. Sipas BBC padia u depozitua pak ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, ku Sullivan përballet me demokratën Mary Peltola, e cila kryeson me një avantazh të lehtë në sondazhe. Kandidati tjetër Dan J. Sullivan është një ish-mësues në pension, të cilin Gjykata e Lartë e Alaskës ka lejuar të qëndrojë në fletëvotim. LEXO edhe...Zgjedhjet e ndërmjetme në prag, Trump bën premtimin e radhës: 90 dollarë për më shumë se 20 milionë amerikanë Në dokumentet gjyqësore, Departamenti i Drejtësisë argumenton se dy kandidatët me të njëjtin emër mund të çorientojnë zgjedhësit dhe të shtrembërojnë vullnetin e tyre. Administrata kërkon që nëse Peltola fiton me një diferencë që ngre dyshime për ngatërrimin e votave, certifikimi të pezullohet deri në përfundimin e një hetimi. Presidenti Trump e ka cilësuar kandidimin e Sullivanit të dytë si një “mashtrim”, ndërsa ky i fundit mohon se synon të ndihmojë kandidaten demokrate. Gara konsiderohet ndër më të rëndësishmet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ndërsa pakënaqësia për rritjen e çmimeve dhe luftën në Iran ka ndikuar në rënien e mbështetjes për Trump në Alaskë. A.C/ReportTv.al donad trump Alaskë Dan Sullivan Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12725 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?