Lajme Zone
Vaksina e re kundër kancerit jep shpresë, ul me 42% rrezikun e rikthimit të kancerit të lëkurës pas operacionit! Ja si funksionon trajtimi i ri
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vaksina e re kundër kancerit jep shpresë, ul me 42% rrezikun e rikthimit të kancerit të lëkurës pas operacionit! Ja si funksionon trajtimi i ri

Vaksina, e quajtur intismeran krijohet posaçërisht për çdo pacient, duke u bazuar në mutacionet gjenetike të tumorit të tij.

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit po jep rezultate premtuese, duke ulur me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës brenda dy viteve pas operacionit, sipas rezultateve të një studimi të madh të publikuar nga kompanitë farmaceutike Moderna dhe Merck. Vaksina, e quajtur intismeran krijohet posaçërisht për çdo pacient, duke u bazuar në mutacionet gjenetike të tumorit të tij. Ajo përdor teknologjinë mRNA, të njohur gjerësisht nga vaksinat kundër COVID-19, për të mësuar sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë qelizat kancerogjene nëse ato shfaqen sërish. LEXO edhe...Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për kancer në mushkëri, Vatikani: Operacioni i Papa Leone XIV doli me sukses Studimi përfshiu më shumë se 1,100 pacientë me melanomë me rrezik të lartë, të cilët kishin kryer ndërhyrje kirurgjikale. Rezultatet treguan se, pas dy vitesh, 82% e pacientëve që morën vaksinën së bashku me imunoterapinë Keytruda nuk kishin pasur rikthim të sëmundjes, krahasuar me 70% të atyre që morën vetëm trajtimin standard. Ekspertët e konsiderojnë këtë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e trajtimeve të personalizuara kundër kancerit. Megjithatë studimi vijon për të vlerësuar rezultatet afatgjata dhe vaksina ende nuk është miratuar për përdorim të përgjithshëm. Kompanitë Moderna dhe Merck po diskutojnë me autoritetet rregullatore për hapat e ardhshëm drejt miratimit të saj. A.C/ReportTv.al vaskine kancer COVID-19 Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.4% Disi 3% Vota total: 12801 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?