Administrata e presidentit amerikan Donald Trump rezulton të jetë më e pasura në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara, me dhjetëra zyrtarë që zotërojnë pasuri marramendëse. Një raport i organizatës Public Citizen, i publikuar nga Associated Press, tregon se 57 zyrtarë të administratës amerikane kanë pasuri që kalon 100 milionë dollarë. LEXO edhe...Trump: Nuk po negociojmë dhe nuk ka plan për bisedime me Iranin! Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në fuqi Sipas raportit, bëhet fjalë për numrin më të lartë të zyrtarëve super të pasur të regjistruar ndonjëherë në një administratë amerikane moderne. Shifra është më shumë se katër herë më e lartë se numri i zyrtarëve me të njëjtin nivel pasurie në administratat e tre presidentëve para Trumpit, të marra së bashku. Lista përfshin 17 ambasadorë dhe 40 zyrtarë të lartë të administratës, ndërsa pasuria është e përqendruar edhe në kabinetin qeveritar. Tetë nga 23 anëtarët e kabinetit të Trump kanë pasuri mbi 100 milionë dollarë. Mes tyre spikasin Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, dhe Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon, të cilët janë miliarderë. Po ashtu, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Stephen Feinberg, si dhe administratorja e Administratës së Bizneseve të Vogla, Kelly Loeffler, të cilët gjithashtu zotërojnë pasuri në nivel miliarderësh. Raporti i Public Citizen e cilëson këtë përqendrim të pasurisë në administratën Trump si të paprecedentë në historinë moderne të qeverisjes amerikane. U.D/ReportTv.al donald trump SHBA Howard Lutnickun Linda McMahon Stephen Feinberg Kelly Loeffler Public Citizen Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.6% Shoqëria 26.1% Social media 16.3% Vota total: 3290 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

