Pamje të rralla të një Shqipërie të filmuar rreth gjysmë shekulli më parë kanë dalë në dritë, pasi u gjetën, u restauruan dhe u digjitalizuan falë bashkëpunimit mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Xhirimet, të harruara për rreth gjysmë shekulli, tregojnë Sarandën antike, Rivierën shqiptare, teknologjia e rritjes së peshkut, TEC-i i Korçës, flora dhe fauna shqiptare, natyra, shpellat dhe ekspedita të ndryshme. Një pjesë e tyre u shpëtua nga dëmtimet e shkaktuara nga myku, u pastrua fizikisht dhe më pas u digjitalizua në studion e Sektorit Audiovizual të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. LEXO edhe...Aksident tragjik në Tiranë, i riu në timon përplas për vdekje një grua në zonën e Misto Mames Në këtë proces kanë punuar Hermelinda Troqe, Erand Meça dhe Hajrije Dedej. Kjo është vetëm faza e parë e punës me fondin filmik të gjetur. Materialet do të bëhen së shpejti të aksesueshme për publikun, ndërsa më pas do të organizohet edhe një konferencë e përbashkët mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. U.D/E.H/ReportTv.al Hajrije Dedej Erand Meça Hermelinda Troqe Tirane Universiteti Politeknik i Tiranes arkivi qendror shteteror i filmit Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.6% Shoqëria 26.1% Social media 16.3% Vota total: 3290 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
